Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër
Për ditën e sotme (31 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite. Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët pritet përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites. Sakaq, do ketë prezencë të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër. Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al