Dita e pestë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet (FOTO)

Dita e pestë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet (FOTO)

Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa disa prej protestuesve kanë nisur marshimin, ndërsa pritet që protestues të tjerë të mblidhen rreth orës 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit. Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit. Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të paraqitet e dëmtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme. Në nisje të saj u vu re se kishte një pjesëmarrje të ulët, ku vetëm një grup i vogël të rinjsh, disa prej tyre të maskuar, marshuan në rrugë.