Dita e katërt e protestës në kryeqytet, nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin Skënderbej
Protesta në kryeqytet shënon sot ditën e katërt, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në Sheshin Skënderbej për t’iu bashkuar tubimit. Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt protestës. Gjatë rrugës, pranë zonës së Medresesë, ata janë përballur me një kordon policor, i cili ka tentuar t’u pengojë vijimin e marshimit. Pavarësisht pengesës, studentët kanë arritur të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin drejt protestës. Mbështetje për studentët kanë shprehur edhe qytetarët që lëviznin me automjete në zonë, duke u rënë borive në shenjë solidariteti.
Burimi:
gijotina.com