Dita e dytë e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë sjell robotikë, lojë dhe aktivitete edukative

Dita e dytë e Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë sjell robotikë, lojë dhe aktivitete edukative

24 September, 2026 - 10:30 Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë vazhdon sot me ditën e dytë të programit në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Nga ora 10:00 deri në 18:00, fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh edukative, kreative dhe interaktive. Programi i sotëm nis në orën 10:00 me aktivitetin “Feminizmi për Fëmijë”, organizuar nga QIKA. Në orën 11:00, BONEVET sjell aktivitetin “Aventurat e Robotëve në Botën e Librave”, duke ndërthurur teknologjinë me botën e leximit. Nga ora 12:00, Kosovo Makers League organizon “Aventura BookBot: Lojë me Robotë”, ndërsa në orën 13:00 programi vazhdon me Klinikën Empatia dhe aktivitetin “Zhvillimi përmes Lojës”. Në orën 14:00, Terre des Hommes Kosova zhvillon aktivitetin “Uniteti është...