Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nga historia te trashëgimia
22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë me rëndësi të veçantë kombëtare, që përkujton një prej momenteve më të rëndësishme të bashkimit kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve. Kjo ditë lidhet me Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908, në Manastir, qytetin e sotëm të Bitolës në Maqedoninë e Veriut. Në këtë kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete, klube dhe shoqata shqiptare, të cilët u mblodhën për të diskutuar dhe vendosur mbi një alfabet të përbashkët për gjuhën shqipe. Deri në atë kohë, shqipja shkruhej me disa alfabete dhe variante të ndryshme, gjë që e vështirësonte përdorimin dhe përhapjen e saj. Pas diskutimeve, delegatët vendosën për miratimin e alfabetit me bazë latine, duke...
Burimi:
kultplus.com