Asgjë nuk bëmë për Bekim Fehmiun

Asgjë nuk bëmë për Bekim Fehmiun

Një komb nuk e humb një artist vetëm kur ai vdes. E humb atëherë kur nuk di ta ruajë kujtimin, veprën dhe dinjitetin e tij. Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit Ka momente kur një lajm nuk duhet lexuar vetëm si informacion, por si një pasqyrë ku një shoqëri detyrohet të shohë veten. Lajmet për nderimin e Bekim Fehmiut në Beograd, për themelimin e një çmimi që mban emrin e tij dhe për krijimin e një hapësire të përhershme muzeale kushtuar jetës dhe veprës së aktorit, janë pikërisht të tilla. Ato nuk flasin vetëm për një artist të madh. Flasin edhe për ne, për raportin tonë me kulturën, për mënyrën se si i trajtojmë njerëzit që kanë krijuar histori dhe për paaftësinë tonë për ta...