Dita e Alfabetit, Peleshi: 118 vite nga Kongresi i Manastirit, gjuha është identiteti ynë

Dita e Alfabetit, Peleshi: 118 vite nga Kongresi i Manastirit, gjuha është identiteti ynë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar Ditën e Alfabetit Shqip përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ku u vendos përdorimi i një alfabeti të përbashkët për gjuhën shqipe. Peleshi rikujtoi se nga 14 deri më 22 nëntor 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje dhe besime të ndryshme, u mblodhën në Manastir për të marrë një vendim me rëndësi historike për identitetin kombëtar. Sipas tij, fryti i këtij kongresi është alfabeti me 36 shkronja që përdorim sot për të shkruar dhe lexuar shqip. Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës shqipe te brezat e rinj, duke e cilësuar atë si identitetin e kombit. “Si sot, 118 vjet...