Dita e Alfabetit/ Lideri i Lëvizjes Studentore në RMV, Mevlan Ademi takohet me Presidentin Begaj! Në fokus drejtat e shqiptarëve dhe Gjuha Shqipe
Në kuadër të Ditës së Alfabetit, lideri i Lëvizjes Studentore në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, së bashku me kolegë studentë nga të gjitha trevat shqiptare, zhvilloi një bashkëbisedim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Takimi u përqendrua te ruajtja dhe promovimi i gjuhës shqipe, rëndësia e identitetit kombëtar dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve për çështjet që i bashkojnë, me vëmendje të veçantë ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe nismën “Fol Shqip”, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës shqipe duhet të jetë një përgjegjësi e përditshme, që nis nga familja dhe shkolla e shtrihet në institucionet dhe jetën publike. Një vëmendje të veçantë mori edhe çështja e përdorimit të...
Burimi:
javanews.al