Dita e 98-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Dita e 98-të e qëndresës qytetare kundër qeverisë Rama po shënohet me një tjetër mobilizim në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur sërish në rrugët e kryeqytetit, duke marshuar drejt akseve kryesore dhe në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Protestuesit kanë dalë në rrugë me pankarta dhe parulla kundër kryeministrit Edi Rama, kabinetit qeveritar dhe asaj që ata e cilësojnë si kapje të shtetit dhe korrupsion të pushtetit. Me thirrje për largimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik, qytetarët kanë përcjellë mesazhin se protesta do të vijojë dhe se qëndresa nuk do të ndalet. Në këtë ditë të 98-të të protestës së pandërprerë, një numër i madh protestuesish po marshojnë përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës, drejt Kryeministrinë. Pankartat dhe thirrjet e protestuesve janë përqendruar te...
Burimi:
syri.net