Dita e 135 e protestës, qytetarët të vendosur: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kryehajdutit dhe bandës së tij
Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama shënon sot ditën e 135-të radhazi. Pas më shumë se katër muajsh tubimesh, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesat për largimin e qeverisë. Protesta e së dielës, në ditën e saj të 134-t, u zhvillua pavarësisht reshjeve të shiut. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbajtën fjalime dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë qeveria” dhe “Shqipëria po bën revolucion”. Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në përfundim, pjesëmarrësit deklaruan se do ta vazhdojnë qëndresën edhe...
Burimi:
gijotina.com