“Diskutime për disa fusha bashkëpunimi”- Hoxha takohet me Nënsekretaren Amerikane të Shtetit, Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të “Bledit”. Në një postim në platformën X, Hoxha e cilësoi takimin si një vazhdim të diskutimeve të zhvilluara në korrik në Uashington, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Ishte kënaqësi të takohesha me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker. Riafirmuam rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Hoxha. Ai bëri të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, si dhe mbi bashkëpunimin brenda NATO-s, veçanërisht...
Burimi:
javanews.al