“Diskriminon produksionet vendase”/ Shoqata e Kineastëve kundërshton projektligjin për kinematografinë

“Diskriminon produksionet vendase”/ Shoqata e Kineastëve kundërshton projektligjin për kinematografinë

Projektligji i ri për kinematografinë dhe audiovizualin synon tërheqjen e investimeve në sektorin kinematografik dhe audiovizual në Shqipëri përmes skemës së rimbursimit të shpenzimeve (Cash Rebate). Në projektligj thuhet se do të rimbursohet një përqindje e shpenzimeve të kualifikuara të kryera në Shqipëri gjatë prodhimit të veprave, me qëllim nxitjen e xhirimeve dhe investimeve në Republikën e Shqipërisë. Norma e rimbursimit parashikohet 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në vend. Përfituese të skemës së Rimbursimit të Shpenzimeve janë shtëpitë kinematografike të huaja të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi me shtëpitë kinematografike shqiptare. Por, për Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë “Lumiere”, ky propozim rrezikon të sjellë deformim të tregut lokal, varësi nga prodhimet e huaja oportuniste, rritje artificiale të kostove të tregut dhe dobësim të fondeve për...