“Disiplina e thuprës”/Votoi pro Territoriales-Erion Braç: Nuk ia lejoj Ramës të flasë për votën time, e bëra që të mos iki

“Disiplina e thuprës”/Votoi pro Territoriales-Erion Braç: Nuk ia lejoj Ramës të flasë për votën time, e bëra që të mos iki

Erion Braçe TIRANË-Deputeti socialist Erion Braçe në një reagim të gjatë ka listuar 5 arsyet përse vendosi të ngrejë kartonin jeshil pro reformës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, kur deri në momentin para votimit në Kuvend, ishte shprehur kundër saj. Braçe thekson se nuk ka votuar pro kryeministrit Edi Rama, por për të qëndruar në Partinë Socialiste. Socialisti shprehet se Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi siç donte, në stilin e tij, ndërsa vendin si deputet dhe punën ia kanë dhënë njerëzit me votë.  Braçe rithekson se ligji i ri nuk ishte e nuk është reformë, por një vizatim i ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm si reformë, gjë të cilën pretendon se e ka pranuar vetë edhe Edi Rama...