Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Discord lançon reklamat video në aplikacionet mobile
Discord ka vendosur të sjellë reklama të palëve të treta në platformën e saj mobile. Aplikacioni i komunikimit me audio dhe video me në fokus industrinë gaming tha se është duke testuar Video Quests – reklama ku përdoruesit e Discord mund të fitojnë dekorime avatarësh dhe sende në video lojëra duke i parë ato. Reklamat do të shfaqen prej Qershorit 2025 pasi janë lançuar në PC dhe konsola vitin e kaluar. Reklamat e reja mobile nuk janë të bezdisshme dhe shfaqen si “Quest Bar” në fund të ekranit të cilat mund të hiqen me një klikim. Discord lejon përdoruesit në platforma të tjera të fshehin promocionet për reklama specifike ose të refuzojnë promocione të personalizuara. Video Quests janë një prej dy formateve Quest që Discord...