“Disa gjëra nuk harrohen”/ Këngëtarja letër gruas së Adi Hilës, kujton kohën kur jetonte në banesën e tyre

“Disa gjëra nuk harrohen”/ Këngëtarja letër gruas së Adi Hilës, kujton kohën kur jetonte në banesën e tyre

Këngëtarja Vesa Smolica ka reaguar publikisht për Klaudia Hilën dhe vajzat e saj, duke ndarë një kujtim personal nga adoleshenca e saj. Në reagimin e saj, Smolica tregon se në moshën 14-vjeçare ka qëndruar për rreth katër muaj në familjen Hila, periudhë të cilën e kujton me mirënjohje për kujdesin dhe mbështetjen që mori nga Klaudia. “Disa gjëra nuk harrohen”, shkruan këngëtarja, duke theksuar se nuk mund të qëndronte në heshtje për një grua që e ka njohur personalisht. Në mesazhin e saj, Smolica përmend edhe Meryl dhe Ketlin, duke nënvizuar se vajzat nuk duhet të gjykohen për veprimet e personave të tjerë. Reagimin e saj, këngëtarja e mbyll me një mesazh të drejtpërdrejtë për Klaudian: “Të kam njohur atëherë. Nuk të harroj sot”.