Disa fjalë për romanin “Nënë Bija” të Zyrafete Manajt

Disa fjalë për romanin “Nënë Bija” të Zyrafete Manajt

Nga Luan Rama Romani “Nënë Bija”, një roman që lexohet shpejt pasi në faqet e tij është një jetë dramatike që rrjedh si një lumë i rrëmbyer, një kronikë e kohëve të zymta të Kosovës. Romani nuk pretendon të bëjë një afresk të asaj që ndodhi në Kosovë në fundin e shekullit XX, në kohën e errët të Millosheviqit. Mjaftonte historia e një familje të thjeshtë, e lidhur fort pas tokës dhe lirisë për të kuptuar jetën e të gjitha familjeve shqiptare në Kosovë, jetën tronditëse me pengje, linçime, burgje, të ikur larg dhe të vrarë. Sigurisht, aty lexova faqe të jetës së autores, të një rinie në revoltë që nuk e theu burgu dhe ku gjithçka sillet rreth një nëne, nënë Bija, ku gjithçka...