Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diplomë apo zanat? Mbi 2 500 bursa për të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional
Regjistrimet në arsimin profesional për vitin e ri akademik janë hapur. Në një vend ku diploma shpesh mbetet në sirtar, por lavamani kërkon të riparohet sot, arsimi profesional po bëhet rruga më e shkurtër drejt punës. Është një kthesë që ka nisur ngadalë, por që flet për një Shqipëri që po kupton se puna nuk fillon nga zyra, por nga dija që mund ta prekësh me dorë. Klevis Hysa, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit, thotë: “Mbi 60 për qind e nxënësve të regjistruar në arsimin profesional punësohen në bankat e shkollës, pra në vitin e tretë ose brenda 6...