Dioqeza e Rrëshenit uron Imzot Gjergj Metën në 9-vjetorin e shugurimit ipeshkvor
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dioqeza e Rrëshenit ka uruar Imzot Gjergj Metën me rastin e 9-vjetorit të shugurimit të tij ipeshkvor, duke shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe shërbimin e tij pastorale: “Me rastin e 9-vjetorit të shugurimit ipeshkvor të ipeshkvit të Dioqezës sonë, Imzot Gjergj Metës, bashkohemi në urime e lutje për të. Falënderojmë Zotin për dhuratën e pranisë, dashurisë dhe shërbimit të tij mes nesh — si një bari që e ka kuptuar misionin jo si një fron udhëheqjeje, por si një rrugëtim pranë e bashkë me njerëzit. Nëpërmjet shëmbëlltyrës së Samaritanit të Mirë, Krishti na mëson se dashuria e krishterë nuk qëndron larg dhimbjes së tjetrit. Ajo sheh, ndalet, afrohet dhe përkujdeset. Pikërisht këtu gjendet edhe kuptimi më i bukur i...
Burimi:
kohajone.com