Dinamo zyrtarizon largimin e sulmuesit

Dinamo zyrtarizon largimin e sulmuesit

Tani vjen dhe zyrtarizimi. Klubi i Dinamo Sitit bën me dije se sulmuesi Itodo Mandela i përket Metalist 1925 në Ukrainë. Faleminderit Itodo Mandela! Klubi i Dinamo City bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, te skuadra e Metalist 1925. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati. Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re! Vazhdo leximin