Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Dinamo në Split në provën e madhe të…cilësisë
Dinamo është gati për ndeshjen e parë të turit të tretë në UEFA Conference League. Skuadra e Ilir Dajës do të ndeshet të enjten në Split me vendasit e Hajduk për llogari të takimit të parë nga ku mund të krijohet një ‘copëz’ ideje për kalimin ose jo të këtij turi. Dhe tani pasi është lënë pas zhurma “Bulku” teksa ish lojtari i Hajdukut dhe ambienti që rrethon blutë por jo vetëm u përfshinë në diskutime publike (pas deklaratës së zv trajnerit kuqezi se do bëjë tifo për kroatët), tani fjalën e ka fusha. Në fakt Dinamo Siti nuk është se bindi dhe aq në të kthimit me Atletik d’Eskades (1-1) duke rrezikuar kualifikimin e turit të dytë mirpo tani kur ata nuk kanë se...