Dinamo do ta presë Hajdukun në “Air Albania”, kërkon atmosferën e tifozëve për të eleminuar kroatët

Dinamo do ta presë Hajdukun në “Air Albania”, kërkon atmosferën e tifozëve për të eleminuar kroatët

Ndeshja e kthimit e Dinamos në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës nuk do të luhet në “Elbasan Arena”. Kampionët në fuqi të Kupës së Shqipërisë kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare në “Facebook” se do ta presin Hajdukun e Splitit në “Air Albania”. Një lajm i mirë ky për tifozët dinamovitë, të cilët do të kenë mundësinë për të qenë më të shumtë në numër në shkallët e stadiumit. Dinamoja ka nevojë për atmosferën e zjarrtë të tifozerisë për të kaluar këtë pengesë të vështirë si Hajduku i Splitit. Ndeshja do të zhvillohet më 14 gusht dhe do të përcaktojë se cili ekip do të kualifikohet në “play off” të Ligës së Konferencës. “Njoftim i rëndësishëm. Klubi dinamovit bën me dije...