Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)
Porti i Sarandës ka mirëpritur sot një tjetër anije turistike, duke konfirmuar vijimin e sezonit turistik edhe gjatë muajve të vjeshtës. Kroçera “Oosterdam”, e kompanisë prestigjioze Holland America Line, mbërriti në qytetin bregdetar me rreth 1.900 turistë në bord. Vizitorët kanë nisur turet e tyre në disa prej destinacioneve më të njohura të jugut të Shqipërisë. Në programin e vizitave përfshihen Parku Kombëtar i Butrintit, Kalaja e Lëkurësit, Syri i Kaltër, Mesopotami, Karahaxhi dhe qyteti muze i Gjirokastrës. Mbërritja e kroçerës është një tjetër tregues i interesit të lartë që turistët e huaj vazhdojnë të kenë për Sarandën dhe zonat përreth, edhe pas përfundimit të sezonit veror. Autoritetet lokale vlerësojnë se fluksi i vizitorëve nga kroçerat po ndikon pozitivisht në ekonominë e zonës, duke gjallëruar...
Burimi:
javanews.al