Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dilemat e Flick për formacionin. Dani Olmo dhe Fermin, “balotazh” për një vend titullari ndaj Interit
👁3663
Fjala kyçe në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit është “tensioni”. Jo për shkak të ndërprerjes së përgjithshme të energjisë që goditi Spanjën, çka solli në kujtesë raste të bujshme si ai i vitit 2010 me vullkanin islandez, që paralizoi fluturimet në gjysmën e Europës, por sepse (pavarësisht gjendjeve shpirtërore të ndryshme, pas angazhimeve të fundit kombëtare) katalanasit, ashtu edhe zikaltërit, vijnë në përballjen e Montjuic me frymën pezull, mes lodhjes së lojtarëve dhe shpresave për rikuperime nga dëmtimet. Nëse Interi dhe Simone Inzaghi do të bëjnë gjithçka për të pasur sërish...