Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Digjen katër rulota në Tiranë, informacionet e para
Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina ruloti në pronësi të shtetasit A. T., 42 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.