Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs është transferuar papritur nga burgu federal FCI Fort Dix, në New Jersey, drejt një institucioni tjetër në Pensilvani, në një lëvizje që ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të këtij vendimi. Lajmi u raportua nga mediat amerikane, përfshirë TMZ, të cilat bëjnë të ditur se transferimi u krye të premten, më 16 tetor. Byroja Federale e Burgjeve në SHBA ka konfirmuar lëvizjen e reperit drejt institucionit FCI Allenwood Low, por nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për vendimin. Sipas TMZ, një nga mundësitë që po ngre pikëpyetje është siguria personale e Combs. Burgu i ri ka një nivel të ngjashëm sigurie me atë ku ai mbahej më parë, por strehon një numër më të vogël të burgosurish, çka mund...