Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diaspora dhe zgjedhjet e 11 Majit, mbi 66,880 zarfe me vota mbërrijnë në KQZ
👁12549
Mbi 66.880 është numri i zarfeve të mbërritura deri tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga shtetasit shqiptarë me të drejtë vote, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Ndërsa numri në total i zgjedhësve nga jashtë vendit, që janë regjistruar në platformën elektronike PER, është 245.935, sipas të dhënave të KQZ-së, 193.823 është numri zarfeve të marra nga zgjedhësit, ndërkohë qe shteti fqinj, Italia kryeson me 29.630 zarfe të mbërritura në KQZ, e më pas renditet Gjermania me 10.431, Shtetet e Bashkuara me 6.477 dhe Greqia 6.288. Për sa i përket zarfeve të mbërritura në KQZ sipas qarqeve kryeson Tirana me 13.969, Durrësi me 11.955, Elbasani me 7.517 dhe Fieri me 5.749. Përgatitja dhe dërgimi i zarfeve me fletët e votimit po zhvillohet në pallatin e sportit “Feti Borova” dhe po këtu...