Diar Libusha, talenti nga Peja që po ndriçon në arenën Evropiane të Basketbollit

Diar Libusha, talenti nga Peja që po ndriçon në arenën Evropiane të Basketbollit

Në mesin e talenteve që po përfaqësojnë me krenari Kosovën në Kampionatin Evropian për grupmoshën U16 (Divizioni B) në Shkup, një emër ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të basketbollit evropian: Diar Libusha. Ky 15-vjeçar nga Peja, me një gjatësi mbresëlënëse prej 2.02 metra, po konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të gjeneratës së re dhe një shpresë për të ardhmen e basketbollit kosovar. Libusha, që luan në pozitat 3 dhe 4, është një kombinim i rrallë mes fuqisë fizike dhe lëvizshmërisë në fushë. Në debutimin e tij në arenën evropiane, kundër Holandës, ai shënoi 9 pikë për vetëm 18 minuta lojë, duke u dalluar si një nga lojtarët më efikas të ekipit kosovar. Por, performanca e tij nuk ka qenë vetëm në aspektin...