Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dialogu ngec sërish, Kosova mbetet në disavantash, pse mosformimi i qeverisë po pengon bisedimet me Beogradin
👁4131
Marsela SHYTIA I dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, filloi këtë javë bisedimet në Bruksel mbi vazhdimin e dialogut dhe përgatitjen për takimin trepalësh. Secili prej pjesëmarrësve paraqiti vizionin e tij se si duhet të duken takimet e ardhshme, dhe pyetja është nëse ato janë të përshtatshme pasi Besnik Bislimi, negociatori i Prishtinës, nuk ka mandat sepse qeveria atje ende nuk është formuar. Stefan Surliç, profesor asistent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë se ai nuk ka autoritetin, aftësinë dhe as legjitimitetin për të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në procesin e...