“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!
Deputeti i PS-së, Pirro Vengu ka theksuar rëndësinë e rritjes së pagave dhe shpërblimeve për punonjësit që mbajnë përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit. Në një reagim të tij, Vengu nënvizon se pavarësia e një kombi lidhet me forcën e institucioneve, aftësinë për të vendosur për të ardhmen dhe kapacitetin për të mbrojtur atë që ndërtohet. Sipas tij, vendosja e rendit nuk lidhet vetëm me sigurinë në rrugë, por edhe me vlerat shoqërore, përgjegjësitë dhe mënyrën se si shteti vlerëson kontributin e qytetarëve. Vengu thekson se arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e Policisë së Shtetit, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore. Postimi i plotë: “Një Komb është i pavarur për aq sa ka...
Burimi:
javanews.al