“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka gjetur një formë të veçantë për të përsëritur thirrjen e tij për të folur. Para godinës qeveritare janë vendosur disa karrige që ngjajnë si ato që përdoren brenda institucionit. Personalisht kryeministri Rama ka dalë nga godina e qeverisë për të vendosur mbi to mbishkrimin “dialog”. Ky veprim simbolik vjen pas apeleve të shumta të Ramës dhe ministrave që protestuesit të dialogojnë për kërkesat e tyre. Mirëpo përgjigjja e protestuesve ka qenë e menjëhershme. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “Jep dorëheqjen”, duke i kërkuar largimin nga detyra kreut të qeverisë.