“Dialog konstruktiv”- Hoxha takon homologun grek: Partneritet strategjik dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane!

“Dialog konstruktiv”- Hoxha takon homologun grek: Partneritet strategjik dhe angazhim i përbashkët për të ardhmen europiane!

Në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Athinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis. Takimi rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vullnetin e përbashkët për të vijuar dialogun e hapur dhe konstruktiv, në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivës së përbashkët europiane. “Partneriteti strategjik, miqësia, dialogu i hapur dhe konstruktiv, si dhe e ardhmja e përbashkët europiane janë shtyllat e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si vende fqinje dhe aleate në NATO, ne ndajmë përgjegjësinë për të kontribuar në një rajon më të sigurt, më të ndërlidhur dhe më të begatë”,...