Di Canio shpërthen kundër Cambiasos: Vrapon si fëmijë, te Juventusi është kaos total

Di Canio shpërthen kundër Cambiasos: Vrapon si fëmijë, te Juventusi është kaos total

29 Tetor 2026 14:43 Alfred Lleshi Humbja e rëndë e Juventusit në transfertë ndaj Genoa, e drejtuar nga Daniele De Rossi, ka shtuar shqetësimet te bardhezinjtë. Kritikat pas ndeshjes në “Ferraris” kanë qenë të ashpra, veçanërisht ndaj trajnerit Luciano Spalletti dhe lojtarëve me përvojë. Ish-sulmuesi dhe analisti i “Sky Sport”, Paolo Di Canio, veçoi Andrea Cambiaso dhe Pierre Kalulu: “Titullin kampion nuk e kam menduar kurrë si objektiv përe Juventusin, por nuk e imagjinonim një diferencë kaq të madhe. Problemi është mënyra si vijnë këto rezultate. Kjo skuadër nuk ka identitet, nuk ka shpirt. Mund ta ndryshosh sistemin dhe të fitosh ndaj ndonjë ekipi, por nuk shoh dritë në fund të tunelit”. Ai kritikoi edhe gabimet individuale, duke u ndalur te Cambiaso: “Kalulu, që deri...