Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhurata ‘dhuron’ 6.2 milionë euro për ‘vilën’ e Edi Ramës në Dajt
Nën heshtje dhe larg syrit të publikut, qeveria shqiptare ka akorduar 6.2 milionë euro për rikonstruksionin e një prej rezidencave qeveritare në Mali e Dajtit, në afërsi të banesës së kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për “Vilën Dajt”, një ndër godinat e trashëguara nga regjimi komunist, që prej vitesh shërben si hapësirë për mbledhje qeveritare apo pushime zyrtarësh të lartë. Në qendër të këtij zhvillimi është Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, e njohur si një nga burokratet më të zellshme për t’i përmbushur dëshirat e kupolës së pushtetit, në veçanti të kryeministrit Rama. Pasi firmosi tjetërsimin e rezidencave në...