“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”
Personat, të cilët janë kapur apo që do të kapen duke kryer akte dhune gjatë protestave mund të përfshihen në një listë të zezë, me pasoja edhe për udhëtimin e tyre në zonën Schengen. Analisti Frrok Çupi thote se kjo është një strategji e domosdoshme dhe do t’i shërbejnë stabilitetit të vendit. Ai theksoi se kjo strategji tregon se shteti është shumë i fortë. “I domosdoshëm, i gjetur mrekullisht mirë. Jemi në koalicion me vendet e Evropës në luftën kundër Antifa. E tërë Europa po digjet nga këta. Vendim do të thotë se: Ne nuk duam të eksportojmë terroristë në Evropë. Kjo është masë shumë e rëndësishme për të dëshmuar se shteti i fortë. Kjo do të shërbejnë për stabilitetin në vend”, tha ai.
Burimi:
javanews.al