Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dhunoi vjehrrën, procedohet penalisht dhëndri 40-vjeçar në Ersekë
👁13412
Një 40-vjeçar është proceduar penalisht në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij. Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij”, njoftoi policia. Ndërkohë, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.