Dhunoi vajzën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Dhunoi vajzën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Policia e Tiranës, përmes një njoftimi, bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar shtetasin B. S., i cili akuzohet për dhunë ndaj së bijës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Burimi: Sot.com.al