Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos
👁12991
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar në Patos, një ngjarje kriminale në një familje. Uniformat blu kanë vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov. Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe arma e zjarrit me municion. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan...