Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!
Një punonjës policie në Klos është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një vajze, si dhe dhunë psikologjike ndaj vëllait të saj të mitur. Ndalimi është kryer nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Sipas AMP-së, punonjësi i ndaluar është një inspektor me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit Publik, në Stacionin e Policisë Klos, në varësi të Komisariatit të Policisë Mat. Ai po hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal. Sipas kallëzimit, punonjësi i Policisë dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë...
Burimi:
javanews.al