Dhunoi 4-vjeçarin në kopsht, lihet e lirë edukatorja në Korçë, pezullohet nga detyra
foto ilustruese KORÇË-Edukatorja e arrestuar dy ditë më parë në Korçë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar në ambientet e kopshtit, është lënë e lirë. Gjatë seancës së zhvilluar sot, gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës. Edukatorja do të vijojë të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e keqtrajtimit të të miturve. Ngjarja u raportua më 24 tetor, ku pasi nëna e të miturit denoncoi rastin në Polici, ku pretendonte se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë, u krye arrestimi i edukatores. Nëna deklaroi se djali i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja, ndërsa prej disa ditësh kishte shfaqur frikë dhe nuk dëshironte të shkonte më...
Burimi:
zeri.ai