Dhunohet personazhi i njohur në rrjetet sociale Genard Hajdini dhe babai i tij. Dalin pamjet

Dhunohet personazhi i njohur në rrjetet sociale Genard Hajdini dhe babai i tij. Dalin pamjet

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 01:00, në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, është dhunuar personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, së bashku me babanë e tij, Paqësor Hajdinin. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka marrë kallëzimet nga të dëmtuarit. Të dy kanë përfunduar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore për dëmtimet e pësuara.