Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genardi dhe babai i tij përfundojnë te Trauma
Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën e “Rrugës Bardhyl”. Edhe babai i tij, Paqësori, është dhunuar po nga i njëjti person dhe të dy kanë përfunduar në spitalin e Traumës. Siç ka treguar vetë Genardi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së diel, datë 3 Gusht, kur një person emrin e të cilit ai nuk e ka treguar por ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, e ka qëlluar me grusht në ambientet e një lokali. Ky person është konfliktuar fillimisht me babain e tij, Paqësorin, i cili më pas ka njoftuar djalin. Sipas asaj që ka rrëfyer Genardi nga shtrati i spitalit,...