Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunohet një person në Sarandë/ Policia shoqëron një nga autorët, tjetri shpallet në kërkim
👁5912
Një ngjarje dhune ka ndodhur sot në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, ku shtetasi O.B. është dhunuar nga dy persona. Sipas informacioneve të para, Brehama dyshohet se është goditur me një dërrasë dhe dorezë. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm të ndodhur më 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, ku pati përplasje të dhunshme dhe përdorim arme mes disa personave. Policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin A.N., dhe po punohet për kapjen e personit të dytë. Ndërkohë, shtetasi O.B. është dërguar në urgjencën e Sarandës për të marrë ndihmën e parë.