Dhunohet 43-vjeçari në fshatin Xarrë: Më goditi gruaja dhe djali! Nis hetimi ndaj tyre

Dhunohet 43-vjeçari në fshatin Xarrë: Më goditi gruaja dhe djali! Nis hetimi ndaj tyre

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj nënës dhe djalit të saj, pas një kallëzimi për dhunë në familje. Bëhet fjalë për shtetasen L. Xh., 38 vjeçe, banuese në fshatin Xarrë, dhe djalin e saj, E. Xh., 20 vjeç. Procedimi ndaj tyre nisi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. Xh., 43 vjeç, bashkëshort i 38-vjeçares dhe babai i të riut. Sipas kallëzimit, gruaja dhe djali i tij kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme