Dhunimi i kamerierit 18-vjeçar në Vlorë, Rama: Polici i Dibrës të përjashtohet pa kthim!

Dhunimi i kamerierit 18-vjeçar në Vlorë, Rama: Polici i Dibrës të përjashtohet pa kthim!

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar idhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë nga një efektiv i Policisë së Shtetit. Në postimin e bërë në rrjetin "X", kryeministri Rama shkruan se polici do të përjashtohet nga detya dhe do të përballet me drejtësinë. “Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë...