Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë protestës së sotme, për t’u ardhur në ndihmë personave të dëmtuar. Sipas njoftimit zyrtar, disa protestues, përfaqësues të medias, efektivë policie dhe kalimtarë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: “Strukturat shëndetësore në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë mjekësore personave të dëmtuar gjatë protestës Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje për ndihmë mjekësore gjatë protestës dhe pas përshkallëzimit të saj. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë...