Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar pretendimet për përdorim të forcës disproporcionale nga policia ndaj protestuesve, duke deklaruar se numri i efektivëve të plagosur gjatë tubimeve është më i lartë se ai i protestuesve. Sipas shifrave të bëra publike prej tij, rreth 200 efektivë policie kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa numri i protestuesve të lënduar është rreth 80. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te pretendimet se policia po ushtron dhunë ndaj protestuesve, duke argumentuar se të dhënat për të lënduarit, sipas tij, tregojnë një tjetër panoramë të situatës. “Ka një fakt shumë të thjeshtë, elementar: aty ku përdoret forca disproporcionale, raporti mes të lënduarve në anën e protestuesve dhe atyre në anën e policisë, natyrisht që është një raport i zhdrejtë, ku...