Dhuna policore/ Reagon delegacioni i BE në Tiranë: Uniformat blu të respektojnë të drejtat themelore, rastet të hetohen me përparësi
Zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e protestës së studentëve. Në reagim, zyra e BE shpreh shqetësim për situatën e krijuar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. “Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe...
Burimi:
gijotina.com