Dhuna në protesta/ Prokuroria e Tiranës regjistron 3 kallëzime për veprimet e Policisë së Shtetit
Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë regjistruar 3 materiale kallëzuese për ngjarjet gjatë protestave, për veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit. Mes rasteve që po hetohen janë dëmtimi i 19-vjeçarit Ledion Balla, të cilit iu thye këmba më 13 tetor, dhe ai i 21-vjeçarit Muhamed Skana, i cili u përplas në tokë nga policia teksa qëndronte në këmbë pranë Ministrisë së Arsimit. Në një përgjigje për mediat, Prokuroria konfirmon se materialet lidhen me dëmtimin e dy të rinjve, por edhe me veprime të tjera të efektivëve gjatë protestave. “Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, janë regjistruar 3 materiale kallëzuese lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave....
Burimi:
kohajone.com