Dhuna ndaj studentëve/ Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit

Dhuna ndaj studentëve/ Grupi Parlamentar i PD-së kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar protestën e studentëve, kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dhunën e raportuar gjatë përplasjeve me Policinë e Shtetit. Në kërkesën zyrtare drejtuar Kuvendit, deputetët demokratë kërkojnë që seanca plenare të zhvillohet brenda ditës së sotme ose, alternativisht, të mërkurën. Në dokumentin e tyre, deputetët e PD-së ngrenë shqetësimin për përdorimin e forcës ndaj studentëve, të miturve, grave dhe vajzave gjatë protestave. Sipas tyre, janë raportuar fraktura të gjymtyrëve, dëmtime në kokë dhe lëndime të shkaktuara nga plumbat e gomës dhe lëndët kimike. Demokratët kërkojnë që këto raste të shqyrtohen dhe të ketë përgjegjësi institucionale për çdo shkelje të konstatuar. Një tjetër çështje e ngritur në...