Dhuna ndaj protestuesve….s’ka përgjegjës? Avokatët bëhen bashkë, përgatisin kallëzime penale
foto nga protesta TIRANË- Prej 4 ditësh, Tirana është përfshirë nga protestat e studentëve, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë. Pamje të shumta, me episode të dhunës ndaj protestuesve, janë publikuar gjerësisht në rrjete sociale, duke nxitur reagime të forta dhe thirrje edhe për përgjegjësi penale. Lidhur me këtë situatë, një grup avokatësh është bashkuar për të përgatitur kallëzime penale për rastet e dhunës ndaj protestuesve. Avokati Dorjan Metlia u ka bërë thirrje kolegëve të tij, juristëve, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë personave që kanë njohuri juridike, të angazhohen për dokumentimin dhe denoncimin e rasteve të dhunës të evidentuara në pamjet që qarkullojnë në internet. Sipas tij, kallëzimet do të arrijnë t'u japin mesazhin efektivëve se do të përballen me ligjin...
Burimi:
zeri.ai